Tryezë shkencore në Akademinë e Shkencave mbi tekstin letrar e dokumentar

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua tryeza shkencore me tematikë “Filologjia si dije e saktësimit të një teksti letrar dhe dokumentar”.

Akad. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe i Letërsisë, nënvizoi rëndësinë e gjurmimeve filologjike në lidhje me studimet albanologjike dhe në veçanti me historinë e letërsisë shqipe dhe të shkrimit shqip.

Tematikat që kanë shërbyer dhe si premisa për të organizuar këtë tryezë u shtjelluan gjithashtu nga prof. as. dr. Evalda Paci.

Në këtë tryezë u referua për probleme të historikut të veprave të rëndësishme të letërsisë së shkruar shqipe, për variantet tipike mbi të cilat janë kryer vëzhgime të natyrës filologjike e kritike, për dëshmi mbi përmbajtjen dhe qarkullimin e tyre në letërkëmbime më të hershme, që janë dhe elemente të një kujtese domethënëse për vetë tipologjinë e tyre.

Në tryezën shkencore kumtuan: prof. as. dr. Merita Bruci, e cila u ndal në përvojën e filologut përballë dorëshkrimit: rasti i romanit “Sofia e Kominiatëve”. Ajo e vuri theksin në çështje të njohjes e të receptimit të teksteve përkatëse; dr. Ardian Doka, i cili u ndal në temën me titull “Pseudo-Brokardi, çështje të riatribuimit”, duke e ilustruar dhe me shembuj nga puna e tij në përkthimin e teksteve nga latinishtja; dr. Edmond Çali, i cili referoi mbi “Filologjinë dhe variantistikën në ditët e sotme: rasti Ismail Kadare”, duke theksuar dhe aspekte të reflektimit të fakteve të caktuara në variantet kryesisht në prozën e Kadaresë; prof.as.dr. Evalda Paci, e cila referoi mbi “Të dhënat dokumentare dhe historikun e teksteve të vjetra shqipe”, duke u ndalur dhe në përditësimet më të fundit në lidhje me autorë të letërsisë së vjetër shqipe.

Çdonjëra nga kumtesat e mbajtura ishte e lidhur në mënyrë referenciale me tekste të përveçme dhe dukuri të cilat pikërisht nëpërmjet vëzhgimit të imtësishëm filologjik janë rishfaqur në tipologjinë që i karakterizon, por dhe në vendin që u përket në studimet tona, përfshirë historinë e letërsisë dhe shkrimin shqip. /atsh/ KultPlus.com

Varrimi i Ismail Qemalit ishte 107 vite më parë

Me një ceremoni madhështore më 12 shkurt të vitit 1918, u bë varrimi i Ismail Qemalit.

E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10:00, paradite trupi pa jetë i Ismal Qemailit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty kortezhi i madh u nis drejt qytetit.

Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindizit.

Aty u vendos mbi luftanijen italiane “Alpino” dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë.

Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10:00 paradite.

Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore.

Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria “Djelmoshat e Vlorës”.

Një nga kurorat ishte e gazetës “Kuvendi”, në të cilën thuhej: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si “diplomat i vlerët”.

Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”. Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.

Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.

Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës “Kuvendi”, Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, “patriotin e madh”.

Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar “Plakun e Shqipërisë”, disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike – një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.

Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake “Alpino” arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.

Ai nënvizonte se nuk pati “asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar – F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident.”

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.

Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh./ KultPlus.com

Të shtunën promovohet kompleti i veprave të shkrimtarit Ali Huruglica

Në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, “Fan S. Noli”, do të përurohet kompleti i veprave të shkrimtarit Ali Huruglica, shkruan KultPlus.

Për botimin e veprës letrare të Ali Huruglicës, do të flas Sabit Rrustemi, editor i Shtëpisë botuese, “BEQIR MUSLIU”, kurse vlerësime rreth kësaj krijimtarie të njërit nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë, do t’i paraqesin studiuesit dhe kritikët e letërsisë, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha , Albinë Idrizi e Prend Buzhala.

“Kompleti i veprës letrare të Ali Huruglicës, shkrimtarit tonë të shquar për fëmijë që tash 29 vite i takon amshimit, botuar kohë më parë në 5 vëllime nga ana e Shtëpisë botuese “BEQIR MUSLIU”, përurohet ditën e shtunë, më 15 shkurt, në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli”, në Gjilan, pikërisht në vigjilje të 17 Shkurit – Ditës së shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim për media.

Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu” ( mbështetur dhe nga Biblioteka e Qytetit), përurimi i këtij kompleti veprash do të drejtohet nga poetja e studiuesja e letërsisë, Kaltrinë Berishës, do të lexohen dhe pjesë nga krijimtaria letrare e Ali Huruglicës .

Promovimi i kompletit të veprave të shkrimtarit Ali Huruglica do të bëhet të shtunën, më 15 Shkurt 2025, ora 12:00./ KulPlus.com

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar studiuesit Injac Zamputi

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çel një ekspozitë për historianin, studiuesin, kritikun e diplomatin, Injac Zamputi.

Në këtë ekspozitë, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kontributin e Injac Zamputit në fushën e historisë, kritikës dhe po ashtu, edhe krijimit letrar, me sprovat e tij në prozë e poezi.

Me kritikën e tij të hollë mbi artin dhe letërsinë, Zamputi arriti të renditej në krah të figurave më të spikatura të zenitit kulturor të shekullit të kaluar, dhe po ashtu, përmes intuitës së tij prej historiani, arriti të sjellë fakte dhe zbulesa të reja në fushën administrativo-historike për Shqipërinë nën pushtimin osman.

Injac Zamputi lindi në Shkodër, më 1910 dhe u nda nga jeta në Tivoli, më 1998. Gjyshi nga i ati ishte italian i vendosur fillimisht në Kavajë e më pas në Shkodër.

Vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Injac Zamputi u dërgua në Gjirokastër si mësues letërsie e më vonë, me hapjen e Institutit të Shkencave thirret në Tiranë ku i caktohet dega e Historisë së Mesjetës. Zamputi njihet në historiografinë shqiptare si themelues i disiplinës së diplomatikës.

Diplomatika është disiplina që ka për objekt studimin e dokumenteve, përfshi gjurmimin, qëmtimin, mbledhjen, analizën, studimin edhe më në fund botimin e tyre. /atsh/ KultPlus.com

Ekselenca e valles shqiptare mblidhet për koncertin kushtuar Rexhep Çelikut

Me pasion e përkushtim, trupa e valleve të Ansamblit Popullor, nën drejtimin e mjeshtrit të valleve Genc Kastrati, po punon për të sjellë në skenën e TKOBAP-së shpirtin fluturues të valltarit të shquar Rexhep Çeliku.

Për të sjellë në skenë një koncert dinjitoz, ashtu siç i ka hije figurës së Rexhep Çelikut, TKOB bëri me dije se, ishte e domosdoshme të bëhej bashkë ekselenca e valles shqipe, bashkëudhëtarët e tij, mjeshtrit që ndanë skenën me të për dekada me radhë.

Drejtori i Ansamblit Popullor, Sokol Marsi dhe përgjegjësi i valleve Genc Kastrati, së bashku me gjithë ekselencën e valles shqiptare, diskutuan se si mund të mishërohej sa më bukur në skenën e TKOBAP-së trashëgimia artistike e Rexhep Çelikut.

Koncerti është parashikuar të shfaqet më 19 shkurt, kur valltari i shquar do të kujtohet me këngë dhe valle popullore, artin që ai e deshi aq shumë.

Pjesëmarrëse në shfaqje do të jetë edhe bilbili i këngës popullore, Irini Qirjako e cila aktualisht po bën prova për koncertin “Kërcimtari Fluturues”./ KultPlus.com

Oaz i gjelbër kushtuar librit në sheshin “Nënë Tereza”, instalacioni përfundon në 6 muaj

Një oaz i gjelbër kushtuar librit, që vjen në harmoni të plotë me mjedisin dhe i shërben publikut si një ambient çlodhës, do të integrohet brenda këtij viti në “Sheshin Nënë Tereza”, në Tiranë.

E pranishme në takmin që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, për prezantimin e projektit të ri në kuadër të rijetëzimit të “Sheshit Nënë Tereza” me një oaz të gjelbër kushtuar librit, arkitektja Frida Pashako, tha se, “ky objekt vjen si një projekt i konceptuar në bashkëpunim me arkitektin austriak, pas një studimi të mirëfilltë që rri në harmoni të plotë me ansamblin arkitekturor në “Sheshin Nënë Tereza”, dhe i përgjigjet nevojës për një hapësirë dedikuar publikut”.

“Sheshet kryesor të Tiranës, “Nënë Tereza” dhe ai “Skënderbej” janë dy pole të rëndësishme të Tiranës të orientuara veri- jug, që karakterizojnë zhvillimin e të gjithë qytetit. Këto dy sheshe kanë një vlerë historike monumentale për arkitekturën që kanë, të ndërtuar nga arkitekt të njohur, ku godina me rëndësi shumë të veçantë paraqesin tiparet nacionaliste të vendit tonë”, u shpreh Pashako.

Ajo tha se, studiues të huaj lokal i kanë studiuar dhe kanë propozuar që ansambli i objekteve në kryeqytet të bëhet pjesë e UNESKO-s  për vlerat arkitektonike

Ndaj në këto vite, theksoi ajo, është punuar për ruajtjen dhe restaurimin e tyre duke i kthyer në një simbolikë apo në një nga kartolinat e qytetit tonë.

“Sheshet monumentale kanë karakteristikat e tyre për sa i takon përdorimit nga qytetarët. Ndaj bashkë me arkitektin austriak kemi menduar që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë publike apo një ishull urban dhe jo vetëm një vend kalimi për trafikun. Kjo është ajo që ka sjellë projekti nga studio austriake dhe kemi arritur të gjejmë një ekuilibër midis sfidave klimaterike që gjithmonë janë të rëndësishme dhe një hapësire fleksibël një hapësirë që mund ti dedikohet librit apo artit dhe një strehëz e re  për qytetarët në mes të këtij sheshi”, tha Pashako.

Ajo sqaroi se ndërkohë po studiohet mënyra e qarkullimit të mjeteve rreth këtij ishulli të gjelbër.

“Projektin e kemi marrë donacion nga studio e arkitekturës austriake dhe objekti do të jetë një instalacion i lehtë i lëvizshëm dhe brenda 6 muajve kjo strukturë do të mbarojë për të qenë në përdorim nga qytetarët”, u shpreh Pashako. / KultPlus.com

Muzeu “Gjon Mili”, aty ku mund të admirohen fotografitë e mjeshtrit korçar

Muzeu “Gjon Mili”, në qytetin e Korçës, paraqet më së miri rrugëtimin unik të këtij artisti korçar me famë botërore. Në këtë muze gjenden 240 fotografi të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit, në zonën këmbësore të Korçës.

Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu edhe një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike. Veprat e Gjon Milit mund të vizitohen vetëm në tre vende, Museum of Modern Art New York, Picasso’s Museum Barcelona dhe Muzeu “Gjon Mili” Korçë

Mjeshtri shqiptar i dha dritë botës së artit dhe fotografisë, me vizionin e tij unik dhe përdorimin novator të dritës. Eksperimentet e tij me dritën dhe lëvizjen mbeten frymëzim për artistët edhe sot e kësaj dite.

Gjon Mili lindi më 28 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5-vjeçare familja e tij emigroi në Rumani, atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19-vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetjake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA./ KultPlus.com

Shefi i NATO-s: Duket se do të ketë një qeveri të koalicionit, do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

“Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votive

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë. /REL/ KultPlus.com

Petro Marko: Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja e Bekim Fehmiu, talenti i tyre do të ishte vrarë

Shkruan: Petro Marko

Veprat më të mira u shkruan jashtë Shqipërisë

Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të gjitha kohët jashtë Shqipërisë: Noli, Konica, Çajupi, Naimi, Asdreni, Lasgushi, si dhe gjithë kosovarët e shquar krijimet e tyre më të mira i kanë bërë larg Atdheut! Është e vërtetë se Fishta, Mjeda, Ali Asllani, Migjeni e të tjerë kanë krijuar këtu, po kishin qenë shumë herë jashtë Atdheut nëpër Europë, ose për studime, ose për të punuar… Kjo ishte një dukuri që shumë herë diskutohej nga Branko Merxhani me Odhise Paskalin, me Tajar Zavalanin e letrarë të tjerë. Shumica e veprave që janë themeli i kulturës sonë, janë shkruar jashtë Shqipërisë. Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu e të tjerë, talenti i tyre do të ishte vrarë, ashtu siç u vra talenti dhe jeta e shumë e shumë bijve të talentuar të kësaj Shqipërie, që mbijetoi në këto vite në dallgët e historisë… / KultPlus.com

Franca dënon qytetarët të cilët flasin me zë të lartë në telefon

Mediat franceze raportojnë se një person në Francë u gjobit me 200 euro për shkak se fliste në telefon me zë të lartë, përcjell albinfo.ch.

Davidi si qytetar i këtij shteti po fliste me motrën në telefon në një stacion treni në Nantes, Francë, dhe e kishte vendosur thirrjen në altoparlant.

Më pas, një zyrtar i stacionit të trenit i kërkoi ta ulte zërin ose ndryshe do të gjobitej, shkruan DailyMail.

Edhe pse u paralajmërua se do të gjobitej me 150 euro, Davidi mendoi se zyrtari po bënte shaka. Ai ka refuzuar të paguajë gjobën aty për aty dhe ajo është “rritur” në 200 euro. Ai punësoi avokatë të cilët tani po përpiqen të kundërshtojnë pagesën e saj.

Në Francë, nuk ka asnjë ligj që ndalon të folurit në telefon përmes altoparlantit në vende publike. Megjithatë, ka rregulla shumë të qarta për kontrollin e zhurmës.

Ligji francez i trafikut lejon gjoba për ata që përdorin pajisje dhe instrumente për të prishur qetësinë e të tjerëve me zhurmë në hapësirat e përdorura për transportin publik. Për shembull, mund të gjobiteni me 60 euro në hekurudhat franceze edhe nëse flisni me zë të lartë në celular pa përdorur altoparlant./ KultPlus.com

Posta e Kosovës lanson pullë postare në 80-të vjetorin e gazetës “Rilindja”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, në qarkullim postar vë emisionin e ri të pullave postare.

Ky emision i pullës postare rendit kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë punonjësve të medies së parë të shkruar në Kosovë “Rilindja”, që nga botimi i numrit të parë të gazetës, më 12 shkurt 1945.

Botimi i numrit të parë të gazetës kërkonte shumë përkushtim dhe punë, megjithatë falë angazhimit të madh të punonjësve, u arrit që shkronjat e gjuhës shqipe të punoheshin manualisht, në mënyrë që gazeta “Rilindja” të ishte në duar të lexuesve nga 12 shkurti i vitit 1945.

Kontributi i gazetës “Rilindja” nuk kufizohet vetëm në fushën e informacionit, pasi që nga viti 1946, bëhet bartëse e aksioneve të shumta për zhdukjen e analfabetizmit dhe të fushatave për arsimimin e gruas. Me bartjen e shtypshkronjës në Prishtinë në vitin 1958, rritet edhe numri i botimeve, kur gradualisht “Rilindja” shndërrohet në gazetë ditore.

Në periudhën e territ informativ të vitit ’90, si rezultat i masave të dhunshme, më 8 gusht 1990 u ndalua publikimi i gazetës “Rilindja”. Megjithatë, më 18 janar 1991, punonjësit e uzurpuar arritën që të vazhdojnë informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përmes përdorimit të emërtimit të gazetës “Bujku”.

Kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë gazetarëve, redaktorëve dhe punonjësve entuziast për tejkalimin e sfidave në mënyrë që gazeta “Rilindja” të arrijë në duart e lexuesve, ka qenë dhe mbetet vlerë e paçmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe të promovimit të vlerave të lirisë e demokracisë.

Ky shënim jubilar le të shërbejë për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e gazetës “Rilindja”, si forcë, motivim dhe shtysë për të vijuar misionin e saj fisnik në të ardhmen./ KultPlus.com

216 vjetori i lindjes së Abraham Lincoln, presidentit që formoi Amerikën e sotme

Sot, shënohet 216 vjetori i lindjes së një nga figurat më të shquara në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Abraham Lincoln. Lincoln, i cili u lind më 12 shkurt 1809 në Hardin County, Kentucky, do të bëhej një nga presidentët më të respektuar dhe më të adhuruar në historinë e Amerikës.

Nëpërmjet shumë sakrificave dhe vendimeve të guximshme, Lincoln shënoi një epokë në historinë amerikane, duke drejtuar vendin përmes një prej periudhave më të turbullta dhe të ndryshueshme. Ai u zgjodh si president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1860, në një moment të trazuar për vendin, duke gjetur atë të ndarë midis qyteteve dhe idealeve kontradiktore të luftës civile.

Një nga momentet më të shquara të udhëheqjes së Lincolnit ishte shpallja e Emanicipacionit, në vitin 1863, e cila shpalli lirinë e robërisë për të gjithë skllevërit në territoret e rebelëve. Kjo shpallje, që e shënon një përparim të madh në luftën për të drejtat civile, theksoi vizionin dhe idealizmin e Lincolnit për një shoqëri ku të gjithë njerëzit kishin të drejtën për liri dhe barazi.

Megjithatë, sukseset dhe pengesat e Lincolnit nuk u kufizuan vetëm në sallën e Ovalit. Ai u përball me sfida të mëdha personale dhe politike, duke përdorur zgjuarsinë dhe aftësitë e tij diplomatike për të zgjidhur konfliktet dhe për të ndërtuar ura të reja për një të ardhme më të mirë për Amerikën.

Pas një karriere të shkëlqyer politike dhe përkushtimit ndaj unitetit kombëtar, fati e kishte të tijën në Teatrin Ford në vitin 1865, ku ai u vra nga një anarkist në moshën 56 vjeçare. Edhe pse ai nuk e pa kurrë Amerikën të rilindur dhe të bashkuar pas luftës civile, trashëgimia e tij mbetet e vlefshme edhe në ditët e sotme.

Abraham Lincoln vazhdon të jetë një shembull frymëzues i liderëve të gjeneratave të ardhshme për guximin, integritetin dhe përvojën e tij të thellë në të drejtën dhe të keqen. / KultPlus.com

KQZ: Nuk është cenuar integriteti i votës, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se janë angazhuar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjekte politike dhe kandidatët për deputetë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.”

Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, Elezi thotë se KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të verifikojë votat e subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime, numërimin e votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.

“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi.”

Elezi shton se integriteti i votës nuk është cenuar dhe pavarëisht vonesave rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta.

“KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre.”

Zëdhënësi i KQZ thotë se në qendrat komunale të numërimit në  Obiliq, Lipjan e Partesh nuk ka pasur probleme, ndërsa në atë në Prishtinë janë paraqitur probleme të herëpashershme.

“Procesin e numërimit të votave të kanidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, kemi filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme. Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë.”

Elezi ka bërë të ditur se i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta sqarojnë situatën dhe të mbështesin KQZ’së në anën teknike.

“Nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike.  KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit.”

“Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë.”/ KultPlus.com

Kosovo Central Election Commissioner passes by electoral ballot boxes ahead of the general elections in Kosovo’s counting center in the town of Kosovo Polje on Saturday, Dec. 11, 2010. Political parties in Kosovo wrapped up a 10-day election campaign before this weekend’s ballot, the first general poll since the country’s declaration of independence from Serbia in 2008 and amid fears the new country faces a partition along ethnic lines. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Bota përkujton Ditën e Darwinit, babait të evolucionit

Një festë në të gjithë botën për babanë e një prej teorive më të rëndësishme shkencore në histori, atë të teorisë së evolucionit.

Charles Darwin u lind më 12 shkurt 1809 dhe me teorinë e tij revolucionarizoi imazhin që kemi për veten dhe për origjinën tonë.

“Evolucioni ka pasur një ndikim të madh sepse ka të bëjë me jetën e gjithsecilit, ai trajton pyetjen se çfarë jemi ne, qenia jonë njerëzore dhe nga vijmë”, komenton Chiara Fabi, drejtuese e Njësisë së Koordinimit Shkencor të Muzeut të Historisë Natyrore të Milanos.

Për të përkujtuar ndikimin e jashtëzakonshëm të teorisë së evolucionit, lindja e natyralistit britanik që formuloi teorinë e tij në moshën 50-vjeçare është festuar për 20 vjet në të gjithë botën, më shumë se 20 vjet pas kthimit nga udhëtimi i gjatë në bordin e anijes ”Beagle”.

“Kur balenat kishin këmbë” është titulli i një prej iniciativave të planifikuara në hapësirat e Muzeut të Detit të Lashtë dhe Biodiversitetit, në Salsomaggiore Terme (Parma), i projektuar për fëmijët për të shpjeguar se si, të nxitura nga mutacione gjenetike të rastësishme dhe presioni selektiv, të gjitha speciet e gjalla në planet kanë pësuar transformime të thella gjatë miliona viteve.

Kjo ishte pikërisht një nga intuitat e mëdha të Darvinit në bazën e teorisë së evolucionit, mekanizmat më të thellë të së cilës, veçanërisht mungesa e një specieje superiore, nuk janë ende të lehta për t’u pranuar sot.

Një teori që, kur u propozua nga Darvini dhe paralelisht edhe nga Alfred Russel Wallace,  ngjalli menjëherë polemika të hidhura.

Për këtë arsye, një nga objektivat e ditës ndërkombëtare është gjithashtu të frymëzojë njerëz nga e gjithë bota për të reflektuar dhe vepruar mbi parimet e guximit intelektual, kuriozitetit të përhershëm, të menduarit shkencor dhe urisë për të vërtetën, të mishëruara nga Charles Darwin./ KultPlus.com

Immanuel Kant: Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i përfytyrimit

“Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.”

“Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes.”

“Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.”

“Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër.”

“Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.”

“Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia.”

“Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.”

“Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.”

Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit.

“Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.”

“Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua.”

“Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.”

“Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.”

“E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyeja.”

“Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?”

“Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.”

“Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.”

“Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.”

“Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.”

“Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.”

“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.”

“Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën.”

“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.”

“Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.”

“Shkenca është dije e organizuar; mençuria është jetë e organizuar.”

– Imannuel Kant./ KultPlus.com

Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova është në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.

Ajo ka thënë se liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.

“Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com

Kate u përball me thirrjet “kemi nevojë për më shumë fonde” teksa vizitoi burgun e grave

Princesha e Uellsit u përshëndet nga thirrjet “kemi nevojë për më shumë fonde” nga gratë e burgosura teksa ajo vizitoi njësinë e nënës dhe foshnjave të një burgu.

Kate, e cila është rikthyer në angazhimet publike pas përfundimit të trajtimit parandalues ​​të kancerit në nëntor, udhëtoi në HMP Styal në Cheshire për të takuar të burgosurat në njësi.

Njësia drejtohet nga shoqata bamirëse Action for Children, të cilën princesha e mbështet si mbrojtëse mbretërore.

Teksa ajo ecte nëpër mjediset e burgut, dhjetëra gra të burgosura u përkulën nga dritaret në blloqet e akomodimit për të kapur një shikim të parë të vizitores mbretërore.

“Kemi nevojë për më shumë fonde. Tregojuni të vërtetën”, u dëgjuan thirrjet.

Princesha buzëqeshi, përshëndeti me dorë të burgosuat që ishin mbështetur nga dritaret e një Portakabine.

Njësia e nënës dhe foshnjës ofron një vend të dedikuar për nënat e reja dhe në pritje që vuajnë dënimin me burg ose në paraburgim.

Në HMP Styal, të burgosurat me foshnja jetojnë në një zonë të veçantë të institucionit dhe marrin mbështetje prindërore nga stafi i trajnuar i burgut dhe praktikuesit e viteve të hershme.

Njësia synon të krijojë dhe të mbajë lidhje të fortë midis nënës dhe fëmijës, në përputhje me dëshminë se një proces kyç psikologjik i lidhjes ndodh midis foshnjave dhe kujdestarit të tyre kryesor në muajt fillestarë të jetës, gjë që ndikon në zhvillimin e mëvonshëm.

Vizita në burg ishte angazhimi i pestë publik në pak më shumë se dy javë për Kate, e cila në mars të vitit të kaluar u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit./ KultPlus.com

13 vjet nga tragjedia e Restelicës

Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe./KultPlus.com

Hovenier përmend Kosovën: Shpërbërja e USAID-it rrit rrezikun për popullsitë e cenueshme të botës

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se përpjekja e administratës Trump për të shpërbërë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dëmton interesat strategjike të SHBA-së, dëmton pozitën ndërkombëtare, rrit rrezikun për popullsitë më të cenueshme të botës dhe dëmton padrejtësisht nëpunësit publikë besnikë dhe jopartiakë.

Hovenier ka përmendur edhe investimet e USAID-it në Kosovë, ku ai deri para pak javësh ishte ambasador. Hovenier ka thënë se USAID-i ka kontribuuar në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonet e ish-shkatërruara nga lufta si Kosova.

“Duhet ta di – deri para gjashtë javësh, isha ambasador i SHBA-së në Kosovë – një vend me një mision të madh të USAID-it. Kolegët tanë të USAID-it ishin një pjesë integrale dhe thelbësore e “Ekipit të Vendit” ndërinstitucional që unë drejtova, duke mbështetur përpjekjet tona strategjike për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në një cep të pasigurt të Evropës, transmeton Reporteri.

“USAID është një mjet i vlefshëm i politikës së jashtme amerikane. Me më pak se 1% të buxhetit federal, puna e kolegëve tanë të USAID-it është një pazar për Amerikën. Kthimi i investimit është i madh me suksese të tilla si: Partneriteti me ushtrinë tonë për të luftuar ISIS-in në Siri, përmbajtja e kërcënimeve shëndetësore në zhvillim si Ebola në nivel global, reduktimi i imigracionit të paligjshëm duke përmirësuar kushtet në vende të tjera,  Konkurrimi me Kinën për ndikim ekonomik. Avancimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajonet e ish-shkatërruara nga lufta si Kosova”, ka thënë Hovenier në një opinion të publikuar në  Belingham Herald.

Hovenier tutje ka argumentuar se eliminimi i programeve dhe stafi të USAID-it është dhuratë për konkurrentët e Amerikës.

“Zvogëlimi ose eliminimi i programeve dhe stafit të USAID-it është një dhuratë për konkurrentët tanë. Investimet e zhvillimit të Kinës në mbarë botën janë rritur me 525% gjatë 15 viteve të fundit; tërheqja e programeve dhe personelit të zhvillimit të SHBA-së zvogëlon ndikimin dhe aftësinë tonë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve në rajonet kryesore strategjike. Vendimi i papritur i administratës Trump për të tërhequr pothuajse të gjithë forcën e punës së USAID-it jashtë shtetit ndëshkon padrejtësisht nëpunësit publikë të përkushtuar që zbatojnë me besnikëri politikat e SHBA-së dhe programet e miratuara nga Kongresi, shpesh duke punuar në mjedise me kërcënim të lartë në mbarë botën me rrezik të madh personal. Punonjësit e USAID-it janë patriotë që zbatojnë politikën e presidentit dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare. Ata punojnë për çdo president pavarësisht nga përkatësia partiake apo politike. Ky vendim i pamatur po krijon kaos, po mbjell frikë dhe po prish shumë jetën dhe karrierën, dhe po ndikon negativisht në familje”, ka thënë Hoveneir.

Ai tutje thotë se kjo përpjekje e administratës Trump për të  shpërbërë USAID-in nuk është në dobi të asnjë partie dhe është në dëm të të gjithë amerikanëve.

“Po kështu, kostoja për tatimpaguesit amerikan për këtë largim të papritur e të çorganizuar nuk është e parëndësishme: një vlerësim shumë i ulët i kostos për riatdhesimin e 1400 oficerëve të USAID-it dhe familjeve të tyre është 20 milionë dollarë. Siç pohon një deklaratë e fundit e një grupi dypartiak prej pesë ish-administratorësh të USAID-it, të cilët udhëhoqën agjencinë nën presidentët demokratë dhe republikanë: “të dobësosh dhe madje të shkatërrosh agjencinë nuk është në dobi të asnjë partie politike dhe në dëm të të gjithë amerikanëve. … Ndërsa ne nuk jemi dakord për të gjitha çështjet, ne pajtohemi me gjithë zemër se programet e USAID-it dhe të ndihmës së huaj të Amerikës janë jetike për interesat tona, se burrat dhe gratë e karrierës së USAID-it i kanë shërbyer mirë secilit prej nesh dhe se është detyrë e administratës dhe Kongresit që të mbrojnë me shpejtësi rolin statutor të agjencisë.” Kjo përpjekje e administratës Trump për të çmontuar USAID-in dëmton interesat prioritare të SHBA-së, mohon ndihmën për shpëtimin e jetës dhe keqtrajton nëpunësit publikë besnikë të SHBA-së”, ka thënë Hovenier./ KultPlus.com

‘Mësuesit e shkollave kanë fuqi të tilla që kryeministrat vetëm mund t’i ëndërrojnë’

Thënie nga Winston Churchill

AUTOIRONIA

1. Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë.

2. Kur isha i ri, e bëra rregull që kurrë të mos konsumoja, pije të forta para drekës. Tani e kam bërë rregull që të mos e bëj këtë përpara mëngjesit.

3. Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot. Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.

4. Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm.

POLITIKA

6. Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave.

7. Politika është aftësia për të parashikuar se çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Dhe më pas, të kesh aftësinë për të shpjeguar pse nuk ndodhi.

8. Vesi i qenësishëm i kapitalizmit është ndarja e pabarabartë e mallrave; virtyti i qenësishëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit.

9. Në vendin tim, autoritetet janë krenarë për faktin se janë shërbëtorë të shtetit; Të jesh bartësi i tij do të konsiderohej një turp.

10. Një diplomat është një njeri që mendon dy herë përpara se të thotë asgjë.

11. Kur jam jashtë vendit, unë gjithmonë e kam rregull që kurrë të mos kritikoj apo sulmoj qeverinë e vendit tim. Kohën e humbur e fitoj kur kthehem në shtëpi.

12. Historia shkruhet nga fituesit.

NJEREZIT

13. Të gjithë ma hodhën fajin mua. Kam vënë re se ata gati gjithmonë e bëjnë këtë. Mendoj se është për shkak se mendojnë që do të jem në gjendje ta mbaj më së miri fajin.

14. Mësuesit e shkollave kanë fuqi të tilla që kryeministrat vetëm mund t’i ëndërrojnë.

15. Nëse e vërteta është e shumëllojshme, gënjeshtra është polifonike.

16. Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj.

17. Unë jam gjithmonë i gatshëm të mësoj, edhe pse nuk më pëlqen gjithmonë të më mësojnë.

18. Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta.

19. I pëlqej derrat. Qentë na shohin nga poshtë lart. Macet na shohin nga lart poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë.

20. Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë.

OPTIMIZMI

21. Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi.

22. Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh.

23. Është gabim të shikosh shumë përpara. Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot.

24. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre.

25. Është më e lehtë të shpallësh qëllimet e tua, se t’i realizosh ata.

26. Nuk ka ndonjë investim më të mirë për asnjë komunitet, se ushqimi me qumësht i bebeve.

27. Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.

28. Nga përvoja ime kam kuptuar se është gënjeshtërt të përpiqesh të ndreqësh gjithçka menjëherë.

29. Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh.

30. Unë jam optimist. Të qënit gjithçka tjetër nuk duket e dobishme.

Skënder Sallaku, balerini dhe kampioni i mundjes, që i kthye në emblemë e Varietesë së Tiranës

Nga Albert Vataj

Kujtesa është një ndriçim shpirti, me të cilin dritëhedhim mbi ngjarje dhe momente, personazhe dhe episode, të cilat feksin hera-herash ashtu beftas, si për të tentuar të na mbajnë të lidhur me të shkuarën, me çfarë nuk meriton të shuhet prej harrimit. Sot në përvjetorin e vdekjes së Skënder Sallakut, më shumë se sa ndërmendja, është mirënjohja ajo që na thërret, si në një solemnitet të shenjtë për ta kujtuar atë, si një ëndje për të rihapur skenat, prejnga Sallaku hyri tek ne, u bë pjesë e dashurave tona, për të jetuar me humorin dhe për ta bërë këtë magji të krijimit, mylmesën e një jete, tejet të trysnuar nga paniku dhe përsekutimi asgjësuese. Të risjellësh në kujtesë Skënder Sallakun aktor të humorit, do të ishte i paplotë kjo përtëritje në memorie, nëse e shkëpusin njeriun e guximshëm, të riun dhe ëndrrat e tij, ambiciet dhe përmbushjet e ngulmëta, që ishin dhe mbeten thelbësore për atë çfarë ishte dhe mbeti tek ne ai, aktori i dashur, i sa e sa roleve, ai që jetësoi në skenë tipe dhe karaktere, identitete dhe personazhe, të cilat më shumë se si të tillë, mbeten shpirtërorja e Skënder Sallakut.Shkrues dhe interpretues brilant i skeçeve dhe parodive, askujt nuk do ti shkonte në mënd se ai burri shtatshkurtër pati ëndërr të bëhej balerin ku dhe aspiroi në fillimet e tij.

Dhe që do të thoni ju, ai që u vlerësua me tituj dhe nderime, “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Mirënjohja e Qytetit”, “Urdhri i Punës i Klasit të Dytë”, ai ishte edhe kampion kombëtar i mundjes klasike.

Skënder Sallakun, emblema e e Varietesë së Tiranës, një nga përfaqësuesit më të spikatur të humorit tiranas, ai skaliti emrin e ti në artin skenik të humorit si një rast unik, duke jetuar me të qeshurën dhe duke patur gjithçka të jetës së tij humorin. Është krijuar një stereotip, se të gjithë aktorët janë me humor dhe e qeshura është çdogjëshmëria e jetës së tyre, rasti i Skënder Sallakut bën përjashtim, ai nuk ishte vetëm një aktor humori, por edhe një njeri me shpirt plot dritë dhe të qeshurën të veshur si petk. Por, siç tregojnë edhe kolegët, kishte raste kur ai ishte serioz dhe asgjë nuk e çante këtë koracë që mbante atë të kyçur në momente të ndryshme të jetës. Artisti Skënder Sallaku u lindi në Tiranë më 25 janar 1935.

Që në fëmijëri të hershme ai shfaqi një pasion dhe dëshirë të madhe për aktrimin dhe sidomos për zhanrin e humorit. Rrugëtimi për të përmbushur ëndrrën e skenës së humorit, si për të gjithë edhe ai, Skënder Sallaku, veç mundit dhe sakrificave, punës, punës së palodhur dhe një vullneti të paepur, për të arritur gjithçka me meritë, u desh të sfidonte edhe makinacionet e regjimit komunist, ndaj së cilit, si ka thënë vetë Sallaku në një intervistë, ai fitoi me të qeshura. Rrugëtimi në skenën e Varietesë së Tiranës më 1956, mbylli portën e mundësit ambicioz dhe kampionit, për t’i çelur të ardhmen përmes siparit të skenës së humorit, skenë të cilën ai e deshi dhe i kushtoi gjithë jetën.Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Fizkulturës, ai ndoqi edhe një kurs kualifikimi për akrobat në Cirkun e Pekinit.

Karriera e artistit zgjati për më tepër se gjysmëshekulli, ku falë aftësive të tij të shkëlqyera plastike, pantomimike etj., interpretoi në më tepër se 1000 role në skenë dhe ekran, të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e artdashësve dhe si një thesar për trashëgiminë artistike, kryesisht në zhanrin e komedisë. Një karrierë 52-vjeçare ishte jo vetëm një jetë në skenë, por çdoditshmëria e përjetuar me pasion dhe përgjegjësi të lartë, obliguese, jo vetëm ndaj spektatorit që e priti dhe e përcolli në qindra shfaqje me duartrokitje dhe ovacione, por edhe ruajtja e atij ekuilibrit të brishtë të ideologjisë dhe censurës që përgjonte me sy skifteri skenën e humorit. Të bëje art në diktaturë ishte një heroizëm.

Çdo sprovë dhe kulmim krijues, çdo shaka apo batutë ishte majëprehtë në humor dhe viktimat mbeten të shumta, por Skënderi, dhe jo vetëm ai, arritën të shpëtonin, arritën të mbanin të gjallë të qeshurën, këtë ballsam për shpirtrat e plagosur e vullnetet e drobitura. Disa nga interpretimet më të spikatura të Skënder Sallakut janë në shfaqjet: “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë” , “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran”, e pafund komunikim skenik me të qeshurën, ku ai la gjurmë në traditën e artit tonë komik, një nga gjinitë e marrëdhënies estetike me publikun më delikatet. Por ai qëndroi në skenë nga fillimi deri në fund, duke na dhuruar të qeshura, duke ndarë me ne shpirtin e tij plot dritë dhe dëshirimin e madh, se, e qeshura është të jetuarit shëndetshëm . “Kam nisur të “qesh” qysh në moshën 16 vjeç.

Me një grup amatorësh të Pallatit të Kulturës hyra në balet, e nisa pra si balerin. Në vitin 1953 u krijua estrada e kufirit, duke kaluar si aktor në këtë estradë. Dhe më 1956 kalova në estradën e Tiranës deri në ditën që dola në pension”, rrëfeu ai në 70-vjetorin e lindjes për “Standard”.“E qeshura është jeta ime. Nuk mund të rri pa qeshur, të gjitha situatat e gëzueshme i krijoj nga ky shkak. Vetëm që të prodhoj tek njerëzit buzëqeshje. Madje, nuk përmbahem edhe në hidhërim, prapë se prapë e lëshoj nga një batutë me qëllim që njerëzit të qetësohen, për t’u mos mbushur me shumë ligështi.” kujtonte ai.Ai ishte një aktor brilant i humrit dhe një njëri me shpirt të madh. Ai na mësoi jo vetëm se si të qeshim, se si të mbushim shpirtin plot dritë dhe zemrën me të rrahura gazmimi, por edhe si mundë të jesh i njerëzishëm dhe mirënjohës për miqtë dhe kolegët. Ai kujtonte se “një nga njerëzit që më ka mbetur më afër dhe që më ka ndihmuar gjithë jetën, është ime shoqe. Kur merrja materialin, ajo e shtinte në duar e niste për të studiuar duke më udhëzuar se çfarë ishte më e sakta për mua dhe çfarë nuk bënte. Madje, Vitorja ka shkruar edhe vetë, por ka qenë dhe një nga akrobatet më të mira që ka pasur Shqipëria. Ajo ka qenë një nga bazat kryesore mbështetje për mua. Mjaft mbështetje kam pasur edhe prej shkrimtarëve, duke filluar nga humoristi i vjetër Dionis Bubani, i cili ka shkruar për mua qysh në moshën 18 vjeç, e më pas vijnë me radhë Koço Devole, Pëllumb Kulla, Filip Çakuli, Bujar Kapexhiu etj,. Më pëlqen humori që bëhet në Durrës, sidomos nga Fadil Hasa.

Po ashtu janë shumë simpatikë parodistët e Vlorës, ndërsa Zef Deda është ajka e humorit shkodran”.Kështu jetoi ai shpirt i begatuar nga e qeshura dhe mirësi. Kështu krijoi dhe interpretoi në skenat e mëdha dhe ato të argëtimeve në fshatra e ndërmarrje, katunde e ferma, ku ai, ai, Skëndër Sallaku, i vlerësoi të gjithë dhe e çmuan të gjithë, dhuroi të qeshura, si gjënë më të shtrenjtë që pati dhe u shpërblyer me zemrat dhe dashurinë e të gjithëve, atyre që e ndoqën nga skena në skenë, por edhe atyre që ishin dhe mbeten pjesë e jetës së tij, derikur ai vendosi të ndalonte. Skënder Sallaku u nda nga jeta më 11 shkurt 2014 në moshën 79-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme, prej së cilës ai vuajti për disa vite, por pa u nënshtruar, duke u përpjekur të bëjë më të mirë në ditët që i kishin mbetur, duke shkruar materiale komike. Iku për të mbetur përgjithnjë ai Skënder Sallaku i roleve të pavdekshme, i humorit taranas, i atij sharmit ëmbëlak të plakut babaxhan, burrit sarhosh, katundarit naiv, e shumë e shumë përjetësime të tjera, që janë pjesë e fondit të Varietesë së Tiranës, janë thesar i artit tonë komik. Figura emblematike si Skënder Sallaku do të jenë shembull frymëzimi për brezat e rinj të aktorëve komikë, atyre që më shumë se të na bëjnë të qeshim, ata duan të na dhurojnë çaste relaksi dhe ballsam shërimi. Shpirtrat tanë të plagosur kanë nevojë të ushqehen me dritën e perëndishme të të qeshurës, siç ka nevojë dita për dritën e diellit që të shndritë./ KultPlus.com

Shpërblim për të kapur 27,000 salmonët e arratisur në Norvegji

Kompania globale e prodhimeve të detit “Mowi” po ofron një shpërblim për peshkatarët që kapin peshkun salmon të arratisur pasi rreth 27,000 të tillë u zhdukën nga një fermë në brigjet norvegjeze në atë që aktivistët thanë se ishte një “katastrofë për salmonin e egër”.

Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit tha se arratisja u raportua të dielën nga “Mowi”, e cila tha se zbuloi dëmtime në unazën e jashtme të një dige gjatë motit të stuhishëm në objektin Storvika V në komunën Dyroy, Troms.

Prodhuesi më i madh në botë i salmonit të kultivuar po ofron një shpërblim prej rreth 43 euro për çdo kapje të salmonit pasi tha se një e katërta e popullsisë së saj prej 105,000 salmonësh u arratis nga një fermë në Troms, Norvegjia veriperëndimore.

Pesha mesatare e peshkut të shpëtuar ishte 5.5 kg, thanë ata.

‘Mbi gëzimin’ një ndër poezitë më të bukura të Nënë Terezës

Poezi nga Nënë Tereza

Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.
Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesin, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.

Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.
Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot, pasi gëzimi shpërthen.
Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjerë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
e gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën.

Presidentja Osmani në Paris takohet me Macron, zëvendëspresidentin amerikan Vance e kryeministrin indian

Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar disa liderë në Paris ku po qëndron për një samit ndërkombëtar mbi inteligjencën artificiale.

Presidentja Osmani ka njoftuar se atje është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, kryeministrin indian Narendra Modi dhe atë kanadez Justin Trudeau, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba.

“Në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botërorë, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”.