24 Shtator, 2020 - 11:15 am
Avdi Misini është një prej mendjeve më të ndritura të gjeneratës së tij. Ai angazhohet shumë për të drejtat e komunitetit rom, si gazetar e redaktor por edhe si aktivist.
KultPlus.com dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) me anë të projektit ‘Personalja: Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptasit’ e sjellin tek ju një pjesë nga rrëfimi i Avdiut. Kjo video është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ.