14 Maj, 2019 - 6:25 pm
Poezi nga Blerina Racaj
Tek po të mendoja
Mu kujtua Llora
Dhe rruga e Kadaresë për ta takuar
Ajo dashuri e marrë
Dhe ndjenjat që kurrë s’u shuan.
Kujtova stacionet e aeroportet
Si e çmendur duke vrapuar
Për të zënë trenin e fundit
Në at vend të huaj për mua!
Shi binte atë ditë
E lagur dridhesha si para vdekjes
Jo nga të ftohtit
Por nga ndjenjat që më kishin kapluar!
Zemra kur të pashë
Nga vendi seç me dilte
Mendoja se po jetoja në ëndërr
Se marrëzia për ty më kish pushtuar!
Erdhi shpejtë orë e ndarjes
Si çast i mortjes m’u duk
S’ndjeva gjë veç heshtjes
Një lot i nxehtë më ra mbi buzë!/KultPlus.com