13 Maj, 2018 - 11:23 pm
Poezi nga Mevi Rafuna
Sa e vështirë është të jesh njeri,
në botën që pa mëshirë të zhvesh nga mirësia,
ku një fjalë,
një buzëqeshje
ngjan si e shthurur
se nga e keqja thonë lindi djalli,
në fatin që fytin ta përthekon
është e kot të mund të zgjidhesh,
as zogjët nuk ja dalin
edhe pse kanë krahë të ngjiten atje përtej qiellit,
është e zorshme
të nxjerrësh një britmë
se askush nuk dëgjon
kur lart lart ngjiten shërbëtoret
e mbi njeriun shkelin pa drojë
se njeriu ka vdekur thonë
mbi gjakun vjollcë
ngjizet harrimi për të sotmen
në kohët që vrazhdë gërryejnë lëkurën
sdo këtë më pasardhës të mirësisë
veç sherbëtorëve
dhe ndoshta
dikush do guxoj
ti thyejë pasqyrat e rreme./KultPlus.com