Vjershë për veten

10 Janar, 2019 - 5:00 pm

Poezi nga Furtuna Sheremeti.

Pse duhet gjithmonë

me shkrujt për dashni?

Për dikënd tjetër?

Për ty?

Sot du me shkrujtë për veti

jetën teme

dhimbtë e mia

(jo ato që m’i ka pru dashnia)

E kom kuptu që muj

me konë e lumtun

edhe vet.

Edhe këtu.

Edhe n’hije.

Muj.

Dij.

Du.

Muj m’i kapërcy malet

detet

fushat

besa edhe hijet e t’kalumes.

Muj me investu

n’andrrat e mia

me i bo vetes vend n’botë

e me e kapë veten përqafe

e me ia kallxu venin

kur duhet.

E kom kuptu

që krejt muj m’i bo vetë.

E dij që shumë shpesh edhe

kom me dashtë m’i bo

shumë sene vetë.

Po kjo nuk don me thonë

që nëse ti ma zgjat dorën

n’momentin e duhun

nuk ta jepi temen.

Dorën ta jepi.

Buzën ta puthi.

Derën ta çeli.

Po nevojën s’ta kom.

E kjo e bon dallimin krejt.

Burimi:http://plisi.org/artlet/vjershe-veten/

Të ngjajshme