“A girl” (Një vajzë)

11 Qershor, 2019 - 6:40 pm

 “A girl” (Një vajzë) është një poezi nga Ezra Pound shkruar në bazë të mitit të Apollos dhe nimfës që ai dashuronte. Historia fillon kur Apollo e ofendon Erosin e ky i fundit (me anë të shigjetave të tij të veçanta) e bënë atë të marroset pas Dafinës, kurse nimfën e shtyn ta refuzojë dashurinë e tij. Kështu, për ti ikur ajo kthehet në pemë.

Poezia e Pound-it tregon transformimin e vajzës në pemë. Vajtimi i Apollos në vargun e fundit është tejet i veçantë. Poezia është ndarë në dy pjesë: në pjesën e parë flet vajza, ku e përshkruan transformimin e saj në pemë, kurse pjesa e dytë mund të konsiderojmë që flet Apollo, i cili ende është i dashuruar ndonëse ajo s’është gjë tjetër veç një pemë.

“A girl” The tree has entered my hands, The sap has ascended my arms, The tree has grown in my breast – Downward, The branches grow out of me, like arms. Tree you are, Moss you are, You are violets with wind above them. A child – so high – you are, And all this is folly to the world.

 Një vajzë

Pemët më hynë ndër duar

Rrëshirat m’u ngjitën krahëve

Pema po rritet brenda gjoksit tim

 Teposhtë

Degët që dalin nga unë duken si duar.

Një pemë jeni,

Një myshk jeni,

Ti një lul-vjollcë ndër erë.

Një fëmijë – aq lartë –jeni,

 E gjitha marrëzi ndaj botës.

Përktheu: Rrona Jaka/KultPlus.com

Të ngjajshme