3 Gusht, 2022 - 12:41 pm
Nga Ali Podrimja
Pëllumbat a gjuhen bre?
Ulem në rend të dytë
pse shoh më larg e
dëgjoj më mirë
pse kam zë më të fortë
Vetveten s’e ha nga mëria
as shtyhem me brryla
Më shlirë e kam se në rend të parë
Si gjuhen pëllumbat bre?
Nga karrigia ima lëvizëse
për mrekulli mat kokat tullace
dhe barqet e fryra
Është rrenë e kulluar
se unë Ali Podrimja
jam qytetar i rendit të dytë
në Planetin Ka Ka
A gjuhen pëllumbat bre? / KultPlus.com