6 Shkurt, 2023 - 8:15 pm
Poezi nga Fatos Arapi
A je brymë, moj, a je borë?
A je frymë apo je gojë?
A je dorë që ledhaton?
Udhë që ecën e s’mbaron?
Sy i shuar që shikon?
Terr që natën më ndriçon?
A ke sy apo je vetull?
Dashuri që flet e vdekur?
A je valë, a je lumë?
Ti je loti e syri unë?
Ti je buza e unë buzeqeshja?
Je gënjeshtra e vërtetë?
A je jetë nëpër vdekje
Apo vdekje, moj, nëpër jetë?
Shkëputur nga kolana me poezi, “Në kaq pas Tirane”, poezi te zgjedhura 1990-1996, nga Fatos Arapi, Botimet Neraida, 2014 / KultPlus.com