‘A m’vjen vera kah dera’ nga Vlora Kozhani-Tolaj, poezi finaliste në konkursin poetik ‘KultStrofa’

23 Nëntor, 2024 - 8:31 pm

Vlora Kozhani- Tolaj

Prolog

Hajde andёrr e djelltё prekmё pak shpirtin e harlisur
Qё rrugёs m’i humbi kuptimi
Nga  njё ditё qё natё ish
Kur dhash pёr t’marrё dashni
E  mora helm lumё

Ish djell mehlem pёr shpirt  t’paprekun
U ba djell pёrvёlues pёr t’ran’t e t’vran’t
Bash si puna jeme
Fort padjallёzisht nana mё tha tё hecja
Botave maskuline gladiatorёsh

E tash vargani i ndodhisё seme

Mёngjes i djelltё, n’10.00 pa njё ҫerek

Nё dritёdepёrtuesin e dhomёs
Ku hyjnё tё djelltat rreze
Tё ambla si tamlёoriz ende i paftofun
Tё verdhёta si i hojtё mjalti
Zgjon nё elektrizim flokun tem
Bashkё me shpirtin tem tё teptisur flakё prej vajznie

U hodha nga shtrati qё ranova deri para pak ҫastesh
Kreha gёrshetat qё deri nё atё moment
Njihnin veҫ hutira lumturish         
Vesha fustanin fshataresk
Me korseten ngushtё-kёputё belin tem t’paprekun
Lyva buzёt me tё trёndafiltёn si tё shpirtit tem.

Mora ҫantёn qё thurr ma kish gjyshja me arna kohёsh
Me tё dal jashtё
Gur e dru gjeth e lule
Lakmi ma kishin

Ma andej…
Pёrtej botёs sё Lizёs sё ҫudirave
Pёrtej hekurudhёs nё rrugёn “Sante de Amor”
Kёmba shkeli tjetёr trak… (krrakk)

                               ***

Crrrr…
Crrrrrrr…..
Bie telefoni afёr shtratit e nёnkresёs sime
Kthjellohna
Bardhё-spital

Epilog
Kisha marrё nё thu nё njё botё gladiatorёsh
Tё veshur armaturё
M’i kishin mavijosur buzёt
Fustanin pluhur korb
Ma kishin vrarё veҫ shpirtin
Pamjen ma kishin tjetёrsuar
E ardhmja ma kish pas dhanё lamtumirёn
Sa isha ende pa vetёdije
Bile pa ndjerё

Nandor, fundvjeshtё
Gjendja sot
Shkoj-vi nё punё
Pa ndjenjё
Pa djell
Pa dritare
Ka faj veҫ nana dhe djelli
A m’vjen vera kah dera ma…/ KultPlus.com

Të ngjajshme