29 Prill, 2022 - 12:20 pm
Poezi nga Din Mehmeti
Këmbonat e rrokatura
Thërrasin agimet
E kohërave të vdekura
Rrugët fishkëllojnë nga pylli
Që përgjon ofshamat e pranverës
Së merdhirë nga dimri
E njeriu s’di c’të bëjë
Me etjen dhe urinë
E dalur vese e rrufeje
Tymi po i del hënës
Toka sinjal i kuq në orbitë
E termete të reja në mëshirë
E rrëkëllime gurësh mbi gure
A thua, pse troket zemra…./ KultPlus.com