1 Nëntor, 2021 - 4:00 pm
Poezi nga Giuseppe Ungaretti
Të vdesësh si laureshat në kërkim të ujit
mbi një iluzion joshës.
Ose si shkurtëza
që nga lodhja e udhëtimit
përtej argjinaturës
së shkurreve të para
shëmbet e rraskapitur.
Por mos të jetosh, jo, me klithmën e ankesës
si një gardelinë e verbër./KultPlus.com