7 Tetor, 2018 - 11:35 pm
Poezi nga Fjolla Duraku.
Njeriu qi e deshta vdiq sot zonjë
Në nji aksident trafiku
A s’di çka po i thon’
Ai vdiq kur po kalonte
Në trotuaret e zemrës sime
Vdiq se s’u n’al n’semaforet,
Si respektoi rregullat, e
E shtypën makinat e kohës.
Ai ka koh’ qi ka vdek’ zonj’
Ka vdek’ atë ditë kur eci zëshëm
E s’frenoi n’ndalesat E zemrës sime.
Ai vdiq n’atë ditë me shi
N’atë shiun Qi shkakton shum’ incidente e vdekje,
E mbyti ai shiu i lot’ve të mi Ai vdiq at’ dit’
Kur n’duar mbante lule
Për me dal n’takim me ta
N’asi takime t’permallshme
Me shperthime puthjesh
Un’ e vrava ata
I vuna lak t’harreses rreth qafës…/KultPlus.com