6 Maj, 2021 - 8:56 pm
Nga Dije Demiri-Frangu
Oksigjeni i rralluar si mendje pleqsh
Si flokë të një shëndetligu
Verë e ashpër ajër me kokëdhembje
Kishte vërshuar
Gjetheve hënës zogjve ju kish rënë tensioni
Ikona mesjete ishin bërë vetëm t’i shohësh
Zhegu punonte orkestronte milingonat
Që vrisnin me muzikë toke qetësinë e lodhur
Një re e zezë kërkohej
Zogj zëra fëmijësh pleqsh thërrisnin-oj ree
Një që dinte të qaj e të dënesë me të madhe kërkohej
Që të vajtojë zëshëm mbi kufomën e asaj dite që po ikte
Bashkë me ajrin e rralluar si mendje pleqsh./ KultPlus.com