10 Shtator, 2022 - 6:30 pm
Dritëro Agolli
Ankime nga miqtë , ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;
Ankime , ankime , ankime…
Ankime në letër , ankime në gjellë,
Ankime në lopët në fushë
U çmenda ! Do të iki të fshihem në shpellë
Të fle pa ankime me një ujk a arushë. /KultPlus.com