14 Dhjetor, 2017 - 9:35 am
Nokturno për mikun që iku dje pa fjalë në pragun tjetër… 😥
Ankth bore
(Nehat S. Hoxhës) –
Borë e butë prajshëm binte jashtë
e marazi më grryente nuk dinja për çka
ka ditë që më silleshe ndërmend
e bëra asgjë asnjë gur e lëviza
nga vendi
Nga malli javën që iku
postova në facebook
një foto me ty dhe ca miqë të tjerë
ikën vitet dhe na i vodhën motet
“n’qytetin tonë pa lum!”
Një drithërim pikëlluese
apo një orgur vegimesh akull
më foli dje gjithë ditën
nuk kam kohë as për një telefonatë
pshertiva plot mllef me veti
Shqetësimi u dremit nuk fjeti
as unë të thirra miko
mendime trishti më vërshuan
nga ndjenja e harrimit
u mbështolla me rrënqethje
pendimi deri në thembra
Ëndrra me pajton më zgjoi idhët
një trokitje e plogështë shkundjeje
nga dremitja nuk më lejonte
të lëvizja nga shtrati
Me përtesë pashë edhe orën
ishte koha e lajmeve të fundit
Nuk e di pse por
nuk më pëlqente të mendoja
as për pajtonin dhe as për kalin
veshur me të zi
për një çast mbylla sytë
një kambanë trishti
lajmi nga televizori
nuk gjeta fjalë ngushëllimi
as për veti as për ty
heu paske ikur n’përqafim
të borës së parë
nuk të thirra jo pse nuk
deshta u ndjeva me faj
gjithmonë nesër është vonë…
Shkruan: Shukrije Gashi