26 Dhjetor, 2019 - 11:53 pm
Poezi nga Flutur Mustafa, një prej dhjetë më të mirave në edicionin e tretë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga KultPlus.com
Unë t’erdha i dashtun
Qysh vijnë kamb’t tua pas nji nate t’shfrenueme n’pragun e derës teme.
Ashtu t’erdha unë.
Unë t’erdha i dashtun
Qysh vijnë ato t’pergjumunat n’shtratin tem me t’kerkue ty.
Ashtu t’erdha unë.
Une t’erdha i dashtun
Si relikë e vjetër e lanun n’harresë
Qi ty tu pat tekë n’qafë me ia vnue asaj.
Ashtu t’erdha unë
Une t’erdha i dashtun
Si dora jote n’qafen teme mbasi qi ke thy e sakatu shishe,
Mu n’therrime.
Ashtu t’erdha unë
Unë t’erdha i dashtun
Qysh vjen paqja me rrajt thellë n’gjak
Pa ditë qysh marr frymë n’lirinë e rreme .
Ashtu t’erdha unë.
Unë t’erdha i dashtun
Qysh vjen akulli n’lkurë mbasi gjaku mpikset e çdo gja fiket.
Ma nuk t’erdha,
Mbasi m’vrave,
I dashtun.