19 Tetor, 2018 - 2:45 pm
Wisława Szymborska
U pleksën si të huaj
pa bërë gjë, pa thënë fjalë,
ajo ikte për në dyqan,
ai drejt makinës së tij.
Të përhumbur,
a të hutuar,
mbase patën harruar
se për një çast të vetëm
ishin dashuruar përjetë.
Nga ana tjetër, s’qe hiç e thënë
të ishin pikërisht ata.
Nga larg, ashtu dukej,
por nga afër aspak.
I pashë nga dritarja,
e kush sheh nga lart
mund të gabojë lehtë.
Ajo u zhduk pas derës së qelqtë,
ai zuri timonin
dhe u nis me vrull.
Si të thuash, sikur s’kishte ndodhur gjë,
pavarësisht se ndodhi.
Teksa unë, për një çast të vetëm,
e sigurt për çka pashë,
dua t’Ju bind, Lexues,
mes vargjesh rastësore,
sa e trishtë qe.