28 Shtator, 2022 - 11:00 pm
Poezi nga Herman Çuka
flokët e mamasë time
gjithnjë kanë pasur një aromë
të veçantë,
një aromë të mirë shtëpie
larë me ujë Gorice
me lule mali trendeline
të buta mëndafsh
flokët e mamasë time,
oh’ sa erë të mirë mbanin!
ajo është larg sa një oqean
por unë e ndjej këtu në
shtëpinë time si fllad
*
flokët e mamasë time!
oh’ tashmë mbajnë aromë
të butë
aromë të mirë si fëmijë / KultPlus.com