21 Janar, 2020 - 7:23 pm
Nga Mire Prenaj.
Të gjeta…
Mes rreshtave dhe shkronjave,
I fshehur mes kujtimesh,
Aty isha dhe unë.
Ishim të padukshëm.
U pamë në poezinë ku pinim kafe bashkë!
Kafenë që e lamë në gjysëm herën e fundit.
Ishte aroma e kafesë që i thurrnim dikur vargje.
Atë kafe që nuk e pimë kurrë!
Në kafenenë që i thonim kafeneja e poezisë, që e shihnim vetëm unë dhe ti.
Në kafene ku kishte shumë njerëz e askush nuk na pa…asnjëherë.
I thonim kafeja e mëngjesit, nganjëherë edhe e mesditës por shpeshherë edhe e mesnatës.
Aromë kafeje mes rreshtave që e nuhasnim vetëm unë dhe ti.