8 Mars, 2021 - 10:24 am
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon Mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars” për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Mbrëmja e poezisë“Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, me datë 08.03.2020, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë prej orës 19:00.
Poete/ë, aktiviste/ë, artiste/ë e të gjithë adhurueset/it e fjalës së shkruar, artit e muzikës, janë të ftuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas që nën tingujt e muzikës të lexojmë dhe t’ia dedikojmë grave vargjet më të bukura fuqizuese të poeteve dhe poetëve të shquar.
Performueset/it në këtë mbrëmje janë:Poetet/i – Arbër Selmani, Flutura Açka, Ilire Zajmi.
Aktivistet: Jehonë Jahaj, Zhaklin Lekatari.
Artistet/ët – Melihate Qena, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi , Zhaneta Xhemajli.
Pianisiti: Alzan Gashi.
Moderohet nga Zana Hoxha.Linkun e ngjarjes: https://bit.ly/2NVSmtA
Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër. / KultPlus.com