25 Prill, 2025 - 2:57 pm
Poezi nga Robert Frost
Ngjyra e parë e natyrës ishte e arta,
nuanca e saj më e fortë, e flakta.
Gjethja e saj më e parë, një lule,
por vetëm për një orë, e dukshme.
Pastaj gjethja mbeti prapë gjethe,
kështu Edeni ra prapë në heshtje.
Dhe agimi venitet drejt ditës.
Asgjë s’e ruan përherë shndritjen.
Përkthyer nga Kujtim Morina/ KultPlus.com