3 Korrik, 2023 - 9:00 am
Erina Çoku
Asht hana,
përndryshe a do kishe duru’ shpirt?
Nji baticë, nji zbaticë e nji grusht ranë.
Asht hana,
përndryshe pse t’rrikam n’lukth?
Nji det, nji kohë, nji breg.
Asht hana,
përndryshe nuk kishe shpëtim.
Ditë, natë, e prapë njisoj.
Asht hana,
merr frymë, merr frymë.
Nuk hik, nuk hik, nuk hik./KultPlus.com