4 Nëntor, 2022 - 10:20 pm
Poezi nga Rozafa Shpuza
Asht plakë ura mbi Bunë…
ndër damarë t’dërrasave gdhendë me premtime peshkatarësh
përshkohet ushtima e thembrave t’çame t’pelegrinëve
teksa përshkojnë kuturu fatin.
Parmakët kaperthehen me mirazhe përqafimesh virtuale,
krahështrimë n’boshllek,
destinue mos me provue kurrë magjinë e prekjes.
Asht plakë ura mbi Bunë…
Tashma hija hollake i shtriqet prajshëm
mbi klithje vertikale pulbardhash
kur therin petkun e praruem të liqenit
si gjylpanat bashline degerminë e gjyshes.
Asht plakë ura mbi Bunë…
Veç herë-herë
kur harbimi i muzgjeve t’marrosuna
ngjyen rrjetat e thinjuna nderun mbi të
urës i skuqen mollëzat
por kerkush s’e ven re hukamën që shrazë
mbi flirtet e rrjedhave
që palohen paqtë bri dremitjes shelgnore./KultPlus.com