11 Qershor, 2020 - 1:58 pm
Poezi nga Xhevat Dajaku
S’është më shumë
Se hedhurinë,
Punë kryen
Kur e lëpijnë!
Ç’është kjo vegël,
Ky komplot,
Ua vëjnë n’gojë
E s’flasin dot!
Pra, kjo vepër latergjike,
Dirigjent i mendimit,
I mbyll syrin oratorit,
E hesht zjarrin e ndriçimit.
Njerëz të ngritur e me nam,
Dijetar’ e kapedan’
Hileqarë anembanë,
Ashti gojën ua ka zanë.
Kur të flitet për drejtësi,
– Hidh, or ti, ashtin aty!
S’flet aktori e dëshmitari
Sikur është ashti nga ari!
Del e flet ndonjë zotëri,
Na i bënë zemrat plot flori,
Ashtu kot pushoi një ditë,
Thonë se ashti i mbet’ në fyt…