4 Nëntor, 2021 - 10:00 pm
Poezi nga Federiko Garcia Lorka
Përktheu: A. Plasari
Askush nuk e kuptonte parfumin
E manjolës së errët të barkut tënd.
Askush nuk e dinte që torturoje
Një kolbër dashurie ndër dhëmbë.
Njëmijë kalushë persianë flinin
Në sheshin me hënë të ballit tënd,
Ndërsa unë – katër net që rrokja
Belin tënd, ku borë kurrë s’pat rënë.
Mes allçie e jaseminësh, degëz të zbehtë
Prej farëzash shihja vështrimin tënd.
Shkronjat e fildishta që thonin “Gjithmonë”
Kërkoja nga gjiri për të t’i dhënë.
Gjithmonë, gjithmonë… kopsht i agonisë,
Të ikshëm e përfytyroj kurmin tënd,
Gjakun e damarëve të tu në gojën time,
Gojën tënde pa dritë që më vdes në vend./KultPlus.com