Asnjëherë si kam dashur të hënat

18 Tetor, 2021 - 10:00 am

Poezi nga Ilire Zajmi

E hëna ditë e bezdishme
si çdo fillim tjetër i mërzitshëm i të gjitha gjërave
shtriq përtacinë për të vendnumëruar nga e para
tromaks lodhjen e stisur nga ndjekaqejfet e fundjavës
fsheh me xhelozi rrezet e diellit të së dielës
në zymtësinë e shiut vjeshtor.

Të hënat s’ më kanë pëlqyer kurrë
as të martën as të mërkurën as të premten
lëre më të shtunën e të dielën
E cilit të përhënur mund ti pëlqejë e hëna
përpos të marrëve, të dehurve dhe poetëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme