Ata po festojnë

18 Dhjetor, 2021 - 1:53 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Ata po festojnë,
edhe ne do të festojmë, edhe unë
patjetër, se jeta vazhdon,
rapë do t’i lyej buzët me kuq,
thonë që më rri mirë,
Tash veç sytë i kam të kuq,
nga lotët që nuk po mund t’i ndali
dhe kur fryma po më zihet nga dhimbja
po dal e po sillem verdallë nëpër shesh,
as dritat nuk po më bëjnë përshtypje.
Valoni u zgjua nga koma,
deri sa shkove pyete për të,
nuk e ka ditur që ke vdekur, nanë,
ka qajt.
Edhe unë dua të zgjohem,
e të shoh që gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr e keqe,
e se do të vish të festojmë bashkë,
si gjithmonë. /KultPlus.com

Të ngjajshme