25 Shtator, 2023 - 11:43 pm
Poezi nga Fatos Arapi
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
atdheu është kryqi, është kryqi
e mban dhe të mban ty në shpirt.
atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe se ka nden këmbë.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të çmend.
atdheu është buka e uritur.
të ikën nga duart e dot nuk të ngopë
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
atdheu është varr i hapur, është varr.
një jetë drejt tij shkon me besë që lind.
në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.
atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti./ KultPlus.com