Atdheu s’është sedilja e makinës tënde…

19 Shkurt, 2019 - 7:25 pm

Bardhyl Londo

Atdheu s’është sedilja e makinës tënde,
as karrigja e zyrës,
as dhoma komode.
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar,ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh,
Atdheu është dhembje.
O Zot,
Dhembje!/ KultPlus.com

Të ngjajshme