Atë mbrëmje kënduam duke qarë

16 Mars, 2021 - 10:21 pm

Poezi nga Kujtim Paçaku

Ende më kujtohet
Ai dimër i ftohtë; si vdekja
Kur kënga ngrihej në gjuhë
Veshët i mbyllja
Që të mos e dëgjoja këngën e urisë
Këtë këngë pa refren
Dëgjohet melodia
E erës kaotike
Dhe refreni “nënë, duam bukë!”
Atë mbrëmje kënduam duke qarë
Unë
Dhe njëqind violina që i mbaja në grusht./KultPlus.com

Të ngjajshme