Baba, lërmë të bëhem sërish i vogli yt

19 Mars, 2022 - 10:52 pm

Gabriele Corsi

Lermë të bëhem sërish i vogli yt.
Vetëm një herë. Një herë të vetme.
Mandej do të lë të shkosh.
Por edhe një herë, ende,
lermë të ndihem i sigurt.
Mbromë prej botës.
Lermë të fle në ndenjësen pas sates.
Vozit ti, se unë jam i trishtë dhe i lodhur.
Kam dëshirë të fortë të jesh ti ai që më prin, baba.
Zgjidh muzikën që pëlqen.
Ajo do të jetë muzika që do më kënaqë kur të rritem.
Lermë të bëhem vocërrak.
Mendo ti për mua. Vendos
ti për mua.
Vishmë xhaketën tënde, që më rri e madhe, se mardha.
Merrmë ndër krahë dhe shpjermë në shtroje, se më kapi gjumi në divan.
Tregomë rrëfenja.
Nëse je i lodhur, mos e bëj. Por mos shko.
Kam dëshirë të mbetem
fëmijë përgjithherë.
Përqafomë fort si pas një goli.
Fli ende, siç ke bërë dikur,
për krejt javën, ulur në një
karrige ngat shtratit tim në shërimore.
Qetësomë. Ledhatomë
Kokën.
E di se për gjithkënd mbërrin çasti kur duhet të bëjmë babën për babain tonë/
Por unë nuk dua. Jo tani.
Dua të të shoh si një gjigant. Jo si një zogth.
Mos shko baba. Të lutem.
Lërmë të bëhem sërish i vogli yt.
Lërmë të jem vocërraku yt përgjithmonë.

(Ujdisi në shqip: Rielna Paja). /KultPlus.com

Të ngjajshme