12 Korrik, 2023 - 12:19 pm
Nga Almin Kaplan
Shqipëroi: Argëzon Sulejmani
Asnjëherë s’kam qenë në Srebrenicë
Dhe asnjëherë nuk kam për të qenë
Atje janë retë e rënda
Atje janë retë e rënda
Atje gjuha trashet nga
Germat qe shqiptojnë Srebrenicë
A, hëna nuk është argjendi
Veç hekuri, e ndryshkur
Këmbët të ënjten
Dhe dhëmbin – thonë
Në plagë kthehet trupi
Dhe djajtë e kriposin
A, sytë dhëmbin, dhëmbin – nga bardhësia
Nga ndryshku, nga kripa, nga gërryerja e vetes
Secila lule është jotja, secila fije bari –
në tubë thyen këmbët
Dhe reja me atë trishtim tundet
Si preja para therjes
Para namazi ajri këlthet
E duart kërcasin
Dhe dhëmbët, thonë, biejnë vetvetiu
Me tregu rrugën deri në shtëpi
Të mos humbesh në dendësinë e drynave të thyer
Se thonë, si thnegël je, atje, në Srebrenicë
Si pijanec – ecë dhe prekë shenja
Të cilat assesi të shënjojnë
Fytyrën e Perëndisë
E ta pyesin
Se a ka fytyrë
Për zogjtë mbi Srebrenicë.
Almin Kaplan (1985) është poet dhe prozator boshnjak. Është vlerësuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për stilin dhe risitë. Është përkthyer dhe prezantuar në disa gjuhë të huaja. / KultPlus.com