Bashkimi me Shqipërinë

27 Nëntor, 2024 - 2:22 pm

Binak Kelmendi

Është shumë i lehtë bashkimi
me Shqipërinë
Më 28 Nëntor

Bashkimi tashmë është
Bërë
Bëhet
Dhe do të bëhet
Çdo ditë e çdo natë
Në çdo kohë dhe në çdo stinë
Sidomos më 28 Nëntor

Edhe vetë e bëj qe gati 60 vjet

Vërtetë është i lehtë bashkimi me Shqipërinë:

Vetëm pi verë Rahoveci
“Skenderbe” nga kantina “Ali Kelmendi”
Vinjak “Rubin” Kraleve
E birra Pils Peje

Dhe dikur domosdo të këndosh
“Po ku ka si Shqipëria ime”
Se Bashkimi është aty
Këmbëkryq
Në dhomë

E kur zgjohesh,
Prapë nga fillimi:

Fjala është gjithmonë e para
Në Kosovën Nanë
Në Sh’ipninë Nanë

E fjala gjithmonë mbetet e mbrama

Me flamujt e mbështjellë
Ndryshe
Në Ballkonin e Vlorës
Dhe në sheshet e Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme