Bisedë me miq

18 Nëntor, 2023 - 2:30 pm

Lulzim Tafa

(BISEDË ME GURË)

Dua me folë me ju
Diçka n’besë

Dhimbje
A ndjeni ndonjëherë

A ju ka pjekë dielli
A ju ka pjekë malli

Kush ju ka ngri
Që as zjarri më
Nuk mundet
Me ju shkri

(BISEDË ME DIELLIN)

Dua me folë diçka
Veç me ty
A të ka prekë
Ndokush me dorë
A ke lot në sy

(BISEDË ME DETIN)

A qesh ti
Ndonjëherë
Apo vetëm qan

Që kur ke le
Gjak nuk qet
As me t’pre

Me kënd flet ti
A çon dashuri
A ke ndonjë sekret
Çka mban nën dry?

(BISEDË ME QIELLIN)

A na ke fsheh ti ne
Nga Zoti
Apo Zotin
E ke fshehë
Nga ne
Nuk e di

Një ditë
Do të bashkohemi
Me ty
A vjen ti te ne
A vijmë ne
Te ti?

(BISEDË ME DRUNJ)

Ju adhuroj për durimin
Zë nga goja
Nuk ju del
A frikësoheni prej sëpatës
Kur ju pret
A frikësoheni prej zjarrit
Kur ju djeg

Të ngjajshme