10 Mars, 2019 - 10:32 pm
Poezi nga Jahja Lluka.
Orët matnin ditët
E ditët kalonin si shtëllunga reshë
si gjurmët tona në dëbim.
Na morën hartën,
diellin e ajrin
harrojeni emrin Liri- na thanë .
E ne morëm bekimin e Gjergjit
amanetin e Hasan Prishtinës
Betimin e Bacës e kushtrimin e Flamurit
Lulëkuqet tona shqiptarë
Në Prill prilluan Lirinë
na sollen aromë Kosove e Shqipërie.
Rrugëtojnë shtigjeve të bardha
pleq, gra e fëmijë
me duar e sy kah Liria
në stacion pritjesh
në Bllacën e lebetitur
Prilli sërish prillon në liri
Ti do jesh e lumtur
e kurrë më nën Serbi!