7 Prill, 2020 - 9:15 am
Poezi nga Leonora Aliu
Kur nana më fali bluzën blu,
Mu duk që bota u ndal, e buzëqeshi veç për mu.
E thurrun me fije ngjyrë të qielltë,
Mi dha krahët.
Mora e nxjerra një fije peri,
T’ia tamanis trupit të njomë,
N’te s’kish mbet kurgja pos plakjes,
E prapë mu duk tojë, e zojë.
Kur nana më fali bluzën blu,
E mora me e veshë,
Gëzimi i njëjtë si ditën e parë të shkollës.
Kur isha para shoqeve të klasës,
Bluza blu
Që mu duk se e ndali botën të buzëqesh veç për mu,
S’ish gja tjetër veçse lesh fukarallëku,
Në të cilin po gjalloja,
E po e arrnoja,
Po sikurse bluzën blu. / KultPlus.com