25 Prill, 2022 - 5:00 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
natë e heshtun, pëgjumun,
drita e hanës dhe yjve
nalt qiellit sterrë
i shtrihet vel livadeve
livadeve bri Bune –
mbet varun zemra;
mall në gem t’nji shelgu
kangët e lundërtarëve grishin
aroma e sherbelës malit
e liqeni përposhtë. / KultPlus.com