19 Shkurt, 2018 - 2:30 pm
Poezi e shkruar nga Ali Podrimja.
Bukur është
n’çdo qytet
t’kesh nga një dashuri
se kushedi ç’t’pret
bukur është
pas çdo udhëtimi
t’mbetësh ai që ke qenë
të bësh hije përtej mall’kimit
bukur është
në çdo qytet
diçka t’harrosh
e prapë ta kërkosh
në jetë
bukur është