3 Maj, 2022 - 6:00 pm
Poezi nga Herman Çuka
Portret
pyetur origjinën,
hedh larg vështrimin…
përgjigjet zhaurimë përroi;
“jam nga askund
e gjithkund”
përpiqem t’ia mbledh vitet;
tespijet mban në dorë
numëron ditët
(që nga lindja) e Zotit
të sajat i ka harruar
si dy guva mali sytë,
i digjet një dritë
si kandili,
si të ishte vetë shpirti
kur flet, buza i fëshfërin erë prilli
ajo është kaq nur i bukur si ditën e parë kur
lindi Toka, pa e shkelur ende
këmba e “legjioneve të nderit” / KultPlus.com