6 Nëntor, 2022 - 6:45 pm
Poezi nga Rrahman Dedaj
Po mbyllem në një kujtim
Si në guacën që solli vala
Pranë rërës pranë detit
Tërë atë që kisha
S’i duhet më askujt
Çdo gjë që ishte
Vetëm njëherë e njëjtë
Asnjë ëndërr s’diti të përsëritet
Në një pëlhurë le të pikturohet
Vetëm zemra mbi një hekur
Dhe etja pranë një kroi
Era do të fryjë e asgjë s’do të ikë
Bari do të qajë si shiu
E shiu do të këndojë si pikëllimi
Çdo gjë do të gjasojë në vetvete
Që t’i kthehet humbjes së vet./KultPlus.com