4 Nëntor, 2017 - 10:57 am
Poezi e shkruar nga Yves Mabin Chennevière.
Nënë,
nëna e ditës,
nëna e natës,
nënë,
nëna ime,
aroma e trupit tënd,
buzëqeshja,
heshtja jote,
lotët,
nuk janë më pluhur,
nuk janë më imazhe të zymta,
nuk janë më kujtime skeletike.
Nënë,
nëna e të tjerëve,
nëna ime,
ku është shpirti i botës ku ti nuk je më?
ku është shpirti yt, ku fle trupi yt?
ku është shpirti yt ku trupi im qetesohet?
Nënë,
nëna e orëve,
nëna e boshllëkut,
nënë
ku je?