1 Dhjetor, 2023 - 11:30 am
Poezi nga Nerimane Kamberi
Ç’mbet nga ajo kohë e çoroditur
Shenja NoLockdown te xhamat e kafeve te fakulteti
aty afër shenjës NoSmoking,
mbeten ca maska të harruar në fund të sirtarit
dhe shishe gelli apo xhelli
gjysëm të zbrazëta apo gjysëm të mbushura.
Erdhën kohëra edhe më të çmendura,
luftëra të një lloji tjetër.
Njeri kurrë mos me u bo rahat. / KultPlus.com