10 Shtator, 2020 - 10:02 pm
Poezi nga Fernando Pessoa
Përktheu: Edon Qesari
Ç’më dhëmb nuk është
çfarë shtrëngoj në zemër
por ato gjëra të bukura
që kurrë nuk do të jenë.
Janë trajtat pa trajtë
që ikin pa mundur
dhimbja t’i njohë
a t’i ëndërrojë dashuria.
Sikur trishtimi të ishte
pemë, e njëra pas tjetrës
gjethet t’i binin
mes shtegut dhe mjegullës. / KultPlus.com