D’Annunzio: Trishtimi

15 Shkurt, 2025 - 8:31 pm

Nga Gabriele D’Annunzio

Trishtim, ti zbret sot nga Dielli.
Pamja jote e ndryshueshme është reja
e qiellit e shkumat e detit
janë skajet e rrobës tënde të gjatë të linjtë.
Dukesh si Hermiona, i vetmuar* si ajo
që nga heshtja të del përpara vetëm
duke e mbajtur si krah pëqinë e bardhë.
Po, i ngjan, aq sa unë do të mashtrohesha
po të mos e shihja cullufën manushaqe
mbi faqen tënde ende të qullët nga shiu.
Ka aq shumë trëndafila në prehër
sa gjembi i të mbramit ia shpon
mjekrën dhe duket si syth melakuqi.
Si faun mjekrosh
pranë e pranë kafshon trëndafilat
cjapi i përbaltur dythundror.

Të ngjajshme