2 Gusht, 2023 - 9:00 pm
Poezi nga Nerimane Kamberi
Shkoi korriku, përvëlues.
Rrugës për te dajtë,
autostradës së fëmijërisë,
lulediellet ishin aty, si dikur.
Shpinë e vjetër e kishin rrëzu,
m’i ndërtu dy të reja, kur ishin nda djemtë.
Oborri ushtonte si kullë babiloni,
ku gjuhët përziheshin me këngët e kurbetit.
Të gjithë vallëzonin,\rreth flamurit të përbashkuar.
“Kam me bujtë te dajtë » thoshte djali i tezës,
burrë gjashtëdhjetëvjeçar, pak i dehur e shumë qejfli.
« kam me bujtë te dajtë », thosha unë.
Mosha është punë matematike, ne prapë ishim të vegjël.
“Mirësevini në dasëm” na shkruante mbi krye,
aty ku dilnim në fotografi.
Dajtë na shtrëngonin duartë,
por jo të gjithë, disa nuk janë më.
As nana nuk është më./KultPlus.com