7 Janar, 2022 - 10:01 am
Poezi nga James Joyce
Shiu mbi Rahun bie butë, butësisht bie,
Mbi tokën ku i dashuri im i shkretë shtrihet
I trishtë zëri i tij më thërret mua, thirrje e trishtë,
Si një hënë e lindur ngjyrë gri.
Dashuri, dëgjomë
Kaq butë, kaq pikëllueshëm zëri i tij kurrë s’ka qënë,
Kurrë papërgjigje, dhe i terrët shiu si tani,
Asnjëherë s’ka rënë.
Terr zemrat tona, oh dashuri, lermë të shtrihem e ngrirë
Si zemra e tij pikëllueshëm është shtrirë
Nën gjembat e hënës gri, mykut të zi
Dhe ankimeve të shiut nëpër dhëmbë./ KultPlus.com