15 Mars, 2024 - 11:40 pm
Poezia nga Pablo Neruda sjellë në shqip nga Maks Rakipaj.
Dashuri kryeneçe, vjollcë me gjëmba rrethuar,
shkurre mes pasionesh kreshpëruar,
heshtë dhimbjesh, kurorë tërbimi,
ç’udhë të solli drejt e në shpirtin tim?
Përse i vure zjarrin e dhimbshëm beftas,
gjethnajës së ftohtë të rrugës sime?
Kush ta mësoi rrugën për tek unë?
Ç’lule, gur a tym të dëfteu se ku unë rri?
Edhe nata vetë u rrënqeth, u tremb.
Agimi kupat i mbushi me verën e tij
e dielli në qiell më s’fundi zuri vend,
Ndërsa dashuria mizore paprerë më ndiqte
me shpata më shqeu, me gjëmba më çponte
gjersa m’hapi në zemër udhën që përvëlonte./KultPlus.com