18 Qershor, 2018 - 4:39 pm
Poezi nga Fahredin Shehu.
Thyej vegimin me rrezen e artë
Si shkëmb shkretëtire rërëzohet
Ditë e rëndë dhe e zjarrtë
Ndërton veten kur degëzohet
Në mrekullinë e huaj lëviznim
Në imagjinatën time amshim
Qielli ky i dashuri im
E ka diellin që shkreptinë
Hap kupën ta zë lëngun
Ta deh shpirtin e t’u shmangem
Kolonisë krijesash për kurban
Sepse jam ai që do të shoh mëtanë
Ku lind fëmija si engjëll
Dhe njeriu si pjell e tij
Ku lind dëshira si dashuri
Dhe DASHURIA si mrekulli.