3 Mars, 2018 - 12:27 pm
Poezi e shkruar nga Kastriot Berisha.
Brigjeve shtigjeve nëpër erë
Fillikat e kam kërkuar
Ngrirë në dimër pjekur n’verë
Dashurinë e munguar
Kam kërkuar nëpër det
Dallgësh vetëm e pa njeri
Thyer tretur nëpër botë
Të munguarën dashuri
E kam gjetur ndër vegime
Dhe në shpirtëra trazuar
E n’furtuna t’jetës sime
Dashurinë e munguar
Dashuria po më fliste
Ndër stuhi të mendjes sime
Erë e valë trupin griste
Griste dhembje e rënkime
Brigjeve shtigjeve nëpër erë
Fillikat e kam kërkuar
Ngrirë në dimër pjekur n’verë
Dashurinë e munguar