14 Tetor, 2018 - 10:26 pm
“Ti mund të këpusësh gjithë lulet, por nuk mund ta ndalosh dot ardhjen e pranverës”.
“Një fëmijë që nuk luan, nuk është një fëmijë. Por një i rritur që nuk luan, e ka humbur përgjithmonë fëmijën që jetonte tek ai dhe që do i mungojë tmerrësisht”.
“Dashuria nuk ka lidhje me pronat, diamantet, apo dhuratat. Ka të bëjë me ndarjen e vetes me të gjithë botën rreth vetes”.
“Nëse asgjë nuk na shpëton dot nga vdekja, të paktën dashuria duhet të na shpëtojë nga jeta”.
“Vetëm një durim i flaktë mund të na çojë drejt arritjes së një sërë lumturive”.
“Le t’i harrojmë me bujari të gjithë ata që nuk na duan”.
“Të ndiejmë dashurinë e njerëzve që duam, është si një zjarr që ushqen jetën tonë”.
“E qeshura është gjuha e shpirtit”.
“Ndoshta Toka mund të na mësojë më mirë se edhe kur gjithçka duket e vdekur, më vonë mund të na provojë se është e gjallë”.
– Pablo Neruda